Analisti Dukagjin Gorani ka thënë në “Pressing” në T7, se Kryeministri Kurti me fjalët që ka thënë për gazetarët e opinionistët ai e mer si sulm të drejtpërdrejt ndaj tij, duke e quajtur të pabazë e me motive të ulëta.
“Mënyra qysh kryeministri e ka formulu fjalinë, është qëllimisht e përgjithësume, pra aty nuk përmenden emra. Përmenden portalet dhe opinionistët në kontekstin e disave, mirëpo gjithkush prej neve mundet me marrë të drejtën me besu që saktësisht për të është kah folet”, tha Gorani.
“Pra unë sonte e marrë të drejtën me besu që bash mua më ka thënë”, u shpreh Gorani në Pressing, transmeton Express.
“Ndërkohë, që unë asnjë send s’e kam thënë. S’kam qenë në gjendje me deklaru meqenëse edhe ka qenë vikend”.
“Çka pash prej kryeministrit ish dashtë që unë me u konsideru si një nga njerëzit e dyshuar që ose është ndërlidhë me këtë ose përmes sjelljeve të tij ka kontribu që diçka e tillë me ndodhë. Mendoj që është sulm i drejtpërdrejtë edhe ndaj meje, edhe i pabazë dhe është i motivuar i nisur prej motiveve të ulëta”, tha Gorani më tej.
“Sjellja e këtillë e kryeministrit është kah prodhon armiqësi kinse njerëzit që janë qytetarë të rëndomtë që kanë profesion e flasin prej qëndrimeve të veta private, janë duke u inkriminu…”