Gorani: Ne e fituam çlirimin dhe shtetin, kërkujt në botë s’i ka ndodh kjo dhe ende mendojmë se na kanë borxh
Dukagjin Gorani tha se populli ynë ende mendon që “bota na ka borxh”.
Ai tha në Pressing në T7 se kemi pasur fat që përnjëherë jemi çliru dhe jemi bërë shtet.
“Koncepti i drejtësisë dallon nga këndi që e kqyrim, kur e kqyr drejtësinë nga këndi i viktimës – drejtësia ka një kuptim tjetër, kur e kqyr drejtësinë nga këndi i fitores – drejtësia ka kuptim tjetër. Ne se kemi kqyr kurrë idenë e drejtësinë nga këndi i palës që ka fitu. Ne e kemi fitu luftën dhe e kemi fitu shtetin edhe atë thuajse njëkohësisht. Kjo si ka bë vaki në historinë moderne, nuk e di nëse ka ndodh një fat i tillë që e kemi pas ne. Edhe me u çliru, edhe me kriju shtet. E ajo neve s’na ka ndërru mentalitetin”, tha Gorani në Pressing, transmeton Express.
“Ne hala mendojmë që bota na ka borxh”, u shpreh ai.
Ai tha se bota neve nuk na shikon si viktima.
“Pra konceptim e drejtësisë vazhdojmë me mirëmbajtë brenda logjikës së dikurshme të viktimës. Kurse neve bota na kqyr si një shtet i sigurt dhe funksional dhe ka obligime….Ose na kemi me kuptu që jemi shtet, që nënkupton me pas kontroll e menaxhment”, tha ai.
“Ne duhet me dite me u sillë ndaj pakicave, këtë lloj të përgjegjësisë e ngatërrojmë me presion ndërkombëtar”.
Ai tha se ne e mbajmë vetën si viktima, ndërsa në botë nuk shihemi si të tillë.
“Ne e mbajmë vetën si viktima, në botë nuk shihem si viktima. Shihem në Ballkan si shoqëri e privilegjruar”.