Gorani: Pas zgjedhjeve të fillojë një proces shërimi, rikuperimi dhe pajtimi shoqëror

03 dhjetor 2024 | 22:04

Analisti Dukagjin Gorani theksoi se opozita aktualisht po zhvillon fushatën brenda kuadrit të rregullave të pranuara, por, sipas tij, sapo Lëvizja Vetëvendosje të futet në garë, ajo do të sulmojë fillimisht këto rregulla, duke krijuar një kaos të mundshëm në komunikim dhe kuptim.

“Unë mendoj që sot opozita ndodhet me një situatë relativisht konforme, meqenëse është duke u zhvilluar fushatë mes partive që i kuptojnë rregullat e lojës, dhe janë duke u sillë në suaza të rregullave të lojës. Mirëpo kur të kyçet partia Vetëvendosje në fushatë zgjedhore, përvoja tregon që janë pikërisht rregullat gjëja e parë që ata kanë me i sulmu dhe ndërtimi i një kaosi gjuhësor, dhe krijimi i një kaosi kuptimor do të jetë sfidë, për krejt subjektet”, pohoi Gorani.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve, është e domosdoshme që të fillojë një proces shërimi dhe pajtimi shoqëror, duke theksuar se shoqëria ka nevojë për një “terapi post-elektorale”, pas periudhës së ndarjeve të thella dhe sulmeve denigrues.

“Pas zgjedhjeve të fillojë një proces si shërimi dhe rikuperimi e pajtimi shoqëror, këtu është dëmtu edhe shtofi shoqëror për shkak të përçarjes së mëdhe dhe qasjeve denigruse. Kjo shoqëri ka nevojë të terapisë post-elektorale, dikush duhet me u kujdes për të”, deklaroi Gorani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përpjekjen…