Gorani për heshtjen e Qeverisë për dialogun: Ose s’duan të merren fare, ose do të bëjnë marrëveshje pa na tregu
Publicisti Dukagjin Gorani ka folur për “non-paper”in e fundit të publikuar së fundi e që parasheh krijimin e Distriktin Autonom të Veriut.
“Këto lojna natyrisht që bohen dhe janë të nevojshme. Mirëpo nevoja është me kornizu fushë-lojën. Ki me shku në Bruksel me folë për qito dy sene. Na është mirë mu ndalë dhe me kqyrë kontesktin tonë politik, partiak, shoqnor. A jemi gati për përmbyllje (të dialogut). Dhe qeveria do të bënte mirë që ta informonte Kuvendin dhe publikun për dialogun. Deri tash ka pasë heshtje, dhe kjo heshtje është brengosëse.” – ka thënë ai.
“Tash kjo t’shtin ty me interpretu këtë heshtje në dy mënyra. Ose qeveria s’e ka ndërmend fare me u marrë me dialog. Ose e ka ndërmend me vendos diçka pa na tregu. Të dyja janë të rrezikshme.” – shtoi më tej Gorani, përcjell Periskopi.
Ai u shpreh se qëndrimi i qeverisë deri tash është i panjohur për publikun ndërsa përmendi edhe vizitën e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maasit në Kosovë dhe Serbi.
Kryeministri Kurti do të shkojë në Bruksel pas pak ditësh derisa nuk i ka dhënë kurrfarë shpjegimi popullit. AI më parë, si opozitar, kishte kritikuar para-ardhësit kur bënin veprime të tilla.