Gazetari Dukagjin Gorani ka kritikuar ashpër mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka trajtuar Qeverinë e Shqipërisë në katër vitet e fundit. Sipas tij, niveli i trajtimit të Tiranës zyrtare ka qenë i ngjashëm me atë ndaj Beogradit, gjë që ai e cilëson si absurde të papranueshme.
Gorani theksoi se Qeveria e Shqipërisë, e udhëhequr nga Edi Rama, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që të justifikonte këtë qasje. Ai kritikoi qëndrimet e ashpra dhe gjuhën e përdorur nga disa zyrtarë të Kosovës ndaj kryeministrit Rama dhe shtetit shqiptar. Për Goranin, ky qëndrim nuk ka bazë faktuale dhe nuk reflekton marrëdhëniet historike mes dy vendeve.
“Katër vitet e fundit, Qeveria shqiptare është trajtu, gati në nivel identik qysh trajtohet Qeveria e Serbisë. Që në vete është jo vetëm absurde, por është edhe historikisht e pakuptimtë dhe e papranueshme. Nuk besoj që ka kurrfarë arsyje faktuale që me ekzistu këso qasje demonizuese ndaj Qeverisë Shqiptare që aktualisht përfaqësohet nga Edi Rama. Nuk ekziston asnjë veprim që ka mundur më be shteti shqiptar i cili do të meritonte këtë nivel të sulmeve dhe të një oponence të armiqësune”, deklaroi Gorani.