Goretzka mungon tri javë
23 tetor 2023
| 12:12
Leon Goretzka do t’i mungojë disa javë Bayern Munchenit. E përditshmja “Bild”, raporton se mesfushori 28-vjeçar ka thyer një nga gishtat e dorës së majtë, në ndeshjen ndaj Mainzit.
Lojtari doli nga fusha i dëmtuar, me dhimbje të mëdha në dorën e majtë. Më pas, pas një grafie që konfirmoi dëmtimin, lojtari iu nënshtrua një operacioni të vogël në dorë.
Goretzka do të qëndrojë të paktën tri javë, duke humbur disa ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Stafi mjekësor do të provojë të rikuperojë lojtarin për ndeshjen ndaj Borussia Dortmund, më 4 nëntor.