Goretzka në Bayern deri në vitin 2026

16 shtator 2021 | 11:35

Bayern Munchen nuk humbet kohë për të blinduar një nga elementët më të rëndësishëm që ka. Leon Goretzka ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2026.

Kontrata aktuale e futbollistit të kombëtares gjermane me kampionët në fuqi të Bundesligës skadonte në përfundim të sezonit.

“Me Bayernin kemi fituar gjithçka që mund të fitohej në tri vitet e fundit. Por është edhe më bukur, sesa të fitosh një titull, t’i përsëritësh këto suksese”, ka deklaruar   Goretzka për faqen zyrtare të Bayernit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha organizatat…