Gorilla e kopshtit zoologjik habit me dorën si prej njeriu
27 dhjetor 2019
| 14:18
Drejtuesit e një kopshti zoologjik në Atlanta të ShBA-së festuan gjashtëvjetorin e lindjes së gorillës së tyre, të quajtur Anaka, por fotografitë që shpërndanë i bënë shumë njerëz të habiten.
Ndjekësit në rrjete sociale vunë re se po ta zmadhoje pamjen, gishti i gorillës dukej shumë i ngjashëm me atë të një njeriu.
Ngjyra prej mishi njeriu, që i shfaqet vetëm te njëra dorë, shkaktohet për shkak të mungesës së një pigmenti.