Gosens: Kam ardhur në një nga ekipet më të mëdha në Evropë

28 janar 2022 | 12:09

Robin Everardus Gosens është edhe zyrtarisht futbollistë i Interit. Ai është transferuar në formë huazimi me obligimin e blerjes gjithmonë nëse plotësohen kushtet në marrëveshjen e arritur me Atalantën. Gosens do ta veshë fanellën me numrin 18 në skuadrën kampione të Italisë.

“Është një krenari e madhe sepse kam ardhur në një nga ekipet më të mëdha në Evropë, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe me të vërtetë mezi pres të filloj”, ka thënë Gosens.

Futbollisti gjerman foli edhe për trajnerin Simone Inzaghin. “Po, folëm mbrëmë në një video-telefonatë, ai më tha se çfarë pret nga unë dhe unë i tregova pak për idetë e mia, kem një dëshirë të madhe për të punuar së bashku dhe mezi pres të jem në fushë me të dhe me ekipin”, ka shtuar Gosens.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet Sekrete gjermane njoftojnë se grupi kinez i hakerëve APT…