GOSTIVARI, VLORA E MAQEDONISË SË VERIUT, BAZA E HEKURT NË DUART E ALI AHMETIT

11 korrik 2024 | 00:34

Ismet Sylejmani

Gostivari i grykës heroike të Vardarit, në të kaluarën jo të largët ishte Vlora e IRJM-së, ishte qyteti simbol i flamurit kombëtar!

Terrori i Maqedonisë antishqiptare të Mojsovit, të Pançevskit, të Kolishevskit e të Gligorovit, kurrë nuk ndalej, ashtu sikur nuk u ndal edhe në kohën e valëvitjes së flamurit kombëtar, në Gostivarin liridashës të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit!

Por një gjë duhet të thuhet hapur dhe të goditet fort e të qëllohet në dhjetëshe, se po të mos gjëmonin pushëkt dhe bombat e njesiteve dhe formacioneve liridashëse, të armatosura e çlirimtare të U Ç K- së, të komanduara nga luftëtarët trima e sypatrembur, që në ballë të tyre kishin Kryekomandantin lavdimadh, strategun legjendar, Gjeneral Ali Ahmetin, sot edhe gjithmonë, kurrë nuk do të valonte i lirë, flamuri kombëtar në Maqedoninë e Veriut, e as në qytetin emërmadh, në Gostivarin shkëmb e fortesë Skënderbegiane!

Vetëm pas epokës lavdimadhe të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Gostivarin legjendar të rënieve, të përleshjeve, të plagosjeve, të vrasjeve e të burgosjeve për flamur shqiptar, valëvitet i lirë e triumfator, kudo flamuri i Shqipërisë!

Qyteti i lashtë i Gostivarit, me 13 Korrik 2024, do të jetë qyteti mikëpritës i tërë strukturës politike, ku do të zhvillojë punimet Mbledhja e Pergjithshme historike e BDI-së!
Evenimenti më i madh politik kombëtar, do të jetë përfundimisht paralajmërim për çlirim nga platforma e udheheqjes jo legjitime, dhe mesazh, se kodi etik politik, duhet të jetë legjitim etnik, i pandarë, ashtu sikur edhe në çdo pjesë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, edhe në Gostivar!

Prishtinë, 11 Korrik 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra shqiptare ‘Egnatia’ u përball sot me kampionët e Bosnjë…