Gotabaya Rajapaksa fiton zgjedhjet presidenciale në Shri Lankë
17 nëntor 2019
| 16:12
Ish-shefi i mbrojtjes civile në Shri Lanka, Gotabaya Rajapaksa është shpallur fitues në zgjedhjet presidenciale të dielën, pasi ka premtuar të siguronte vendin kundër kërcënimeve militante pas bombardimeve të Pashkëve këtë vit.
Rajapaksa, i cili do të betohet për detyrën e re në një tempull të lashtë budist të hënën, është udhëheqësi më i fundit nacionalist që ka shkuar drejt fitores së zgjedhjeve.