Gotze do të largohet nga Dortmundi, transferohet në Seria A

23 mars 2020 | 17:18

“Sport Bild” ka hedhur dritë mbi të ardhmen e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Mario Gotze, kontrata e të cilit me verdhezinjtë përfundon në qershor.

Sipas medias gjermane, Mario Gotze, futbollisti që i dha titullin kampion bote Gjermanisë në vitin 2014, do të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Dy skuadrat e Milanos, Interi dhe Milani, kanë qenë të interesuara më parë për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit, ndërsa tashmë nuk dihet akoma nëse ka skuadra të tjera të interesuara për të.

Gjithsesi, “Sport Bild” nuk përjashton mundësinë që situata e krijuar me koronavirusin mund të ketë një ndikim në lidhje me të ardhmen e tij në Itali, duke qenë se është vendi me më shumë vdekje në botë tashmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë janë bërë tri ditë që në Kuvendin e Kosovës…