Gotze: Kisha ofertë nga Bayerni, por vendosa për PSV-në  

24 dhjetor 2020 | 16:46

Mario Gotze po luan te skuadra e PSV-së, ndërsa në një intervistë për “BILD” bën me dije se ka pasur mundësi të rikthehet te Bayern Munchen.

“Jam shumë i lumtur. Po luaj thuajse çdo ndeshje dhe ekipi po ecën shumë mirë. Diçka e tillë më ka bërë të lumtur sërish. Rikthimi te Bayern Munchen? Në verë ne folëm hapur me Bayernin për të ardhmen time. Ata më thanë se më vlerësonin si lojtar dhe person dhe se mund të më rikthenin sërish”, ka thënë Gotze.

“Flick është shumë i zënë me Bayernin, ashtu si unë me PSV-në. Është një trajner i shkëlqyer. Të marrësh një ekip në mes të sezonit dhe të fitosh tripletën është shumë impresionuese”, ka shtuar Gotze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoferët e tri automjeteve janë rrahur sot mes vete pas…