Grabiten dy banka në këtë qytet

04 korrik 2021 | 00:01

Dy banka janë grabitur mbrëmë në qytetin e Tetovës.

E para është grabitur brenda një qendre tregtare nga tre persona, të cilët kanë arritur të largohen pa u identifikuar deri tani.

Ndërsa pak minuta më vonë persona të panjohur gjithashtu u futën në një degë të një banke tjetër në Tetovë, por kësaj here morën një shumë të konsiderueshme nga bankomati.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për dy grabitjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës…