Grabiten dy institucione financiare në Prishtinë
Dy grabitje të institucioneve financiare kanë ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda pak minutave sot, mes orës 10:30 – 10:40, kanë ndodhur dy grabitje të institucioneve financiare në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 10:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.
Një grabitje tjetër në kryeqytet ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”.
Policia ka njoftuar se rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë .
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë i armatosur.