Grabitet galeria e artit, skulptura dhe piktura me vlerë 500 mijë euro
02 shkurt 2020
| 12:34
Skulpturat dhe pikturat e artistit Salvador Dali me vlerë rreth 500 mijë euro u vodhën nga një galeri arti në Stockholm, Suedi.
Grabitësit thyen dritaret e galerisë Couleur dhe boshatisën të gjithë sallën ku ishin vendosur veprat e artit. Policia po vazhdon hetimet dhe po sheh kamerat e sigurisë për t’i identifikuar autorët e vjedhjes të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë.
Por veprat e Dalit kanë rënë pre e grabitjeve edhe më parë.