Grabitet me armë një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
19 janar 2019
| 19:27
Rastet e grabitjeve ka disa muaj që janë shpeshtuar.
Pre e grabitjeve ka qenë edhe një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.
Rastin për ‘Klan Kosova’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje të armatosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar”, ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.