Grabitet me armë zjarri një institucion financiar në Fushë Kosovë
30 dhjetor 2018
| 18:45
Në qytetin e Fushë Kosovës ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikro financiar.
Këtë e ka konfirmuar për “Klankosova.tv”, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë Ahmeti.
Të tilla ngjarje janë shpeshtuar kohëve të fundit ku më tragjikja ishte edhe vrasja e policit, Izet Demaj, në përleshje me grabitësin.