Grabitet një bankë në Mitrovicë
18 nëntor 2022
| 15:14
Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur sot në një institucion bankar në Mitrovicë.
Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari ka grabitur “një shumë të parave” nga banka dhe është arratisur.
“Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka bërë të ditur Zyra për Informim e policisë.
Në njoftimin e policisë thuhet se rasti po vazhdon të hetohet, derisa njësitet e policisë janë angazhuar për identifikimin e personit të dyshuar.