Grabitet posta në Prishtinë, i dyshuari vjedhë një shumë parash
03 qershor 2024
| 21:09
Është grabitur posta në rugën Enver Maloku në Prishtinë.
Këtë e konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se një person ka grabitur një shumë parash.
“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën “Enver Maloku “në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar“, ka konfirmuar Ahmeti.