Grabitet shtëpia e Ramosit në Sevilla, fëmijët ndodheshin brenda
Gazeta ABC ka raportuar se më 20 shtator, shtëpia e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio në Sevilje u grabit gjatë një ndeshjeje dhe se gjatë sulmit katër fëmijët e tyre ishin në shtëpi.
Gazetari Jesus Diaz raporton se grabitja e natës ndodhi gjatë ndeshjes ku Sevilla përfundoi duke barazuar 1-1 kundër Lens në Ligën e Kampionëve.
Sipas tij, katër fëmijët e çiftit dhe kujdestarët e tyre, të cilët ishin në fermën La Alegroa (Bollullos de the Mitacion) gjendeshin brenda, por nuk janë dëmtuar.
Në kohën e grabitjes, sipas burimeve hetimore të ABC Seville, Ramos ishte në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan dhe gruaja e tij ishte jashtë qytetit për arsye profesionale.
Kjo nuk është hera e parë që ylli spanjoll grabitet, pasi Ramos tashmë pësoi një grabitje në shtëpinë e tij në Madrid në vitin 2012 kur kishte qëlluar edhe vet në shtëpi.
Lojtari i atëhershëm i Real Madrid pa dy persona që hynë në shtëpinë e tij kur ishte në shoqërinë e vëllait të tij Rene.
“Kanë qenë brenda, por nuk ka qenë grabitje e dhunshme pasi nuk ka pasur konfrontim”, thoshin burime pranë kapitenit të Los Blancos.
Hajdutët nuk kishin planifikuar të takonin njeri në shtëpi dhe u larguan të tmerruar.
🔴Exclusiva @abcdesevilla
Roban en la casa de Sergio Ramos en #Sevilla mientras él jugaba un partido de #ChampionsLeague y con sus hijos dentro https://t.co/SWfMpaO9lb
— Jesús Díaz (@jesusdconejero) September 27, 2023