Grabitet shtëpia miliona paundshe e çiftit të famshëm, David dhe Victoria Beckham

31 mars 2022 | 15:31

Rezidenca e David dhe Victoria Beckham në Londër u grabit ndërsa çifti i famshëm ndodheshin brenda. Ngjarja besohet se ka ndodhur në mbrëmjen e 28 shkurtit, ndërsa ata ishin në shtëpi me vajzën e tyre 10-vjeçare, raporton The Sun.

Ata nuk kishin kuptuar asgjë deri në momentin kur djali 17-vjeçar i çiftit, Cruz Beckham, u kthye në shtëpi dhe gjeti një dritare të thyer. Familja thuhet se ka kërkuar për hajdutin, i cili ishte larguar nga ndërtesa deri në atë moment.

Policia konfirmoi se kishin marrë një thirrje rreth orëve të para të mëngjesit në një zonë banimi në Kensington. Ndërkohë raportohet se një sërë sendesh me vlerë mijëra paund janë vjedhur. David dhe Victoria janë të tronditur dhe kanë urdhëruar një rishikim të sigurisë.

David and Victoria were unaware as the thief broke into an upstairs bedroomThe burglary at the Beckham family’s £40million mansion was discovered by shocked son Cruz

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryevepra teknologjike prej hekuri, e krijuar nga Gustave Eiffel për…