Grabitet vila e Tamara Eccleston në Londër
17 dhjetor 2019
| 11:17
Vila londineze e Tamara Ecclestones është grabitur pak orë pas nisjes për pushimet dimërore, të vajzës 35-vjeçare të manjatit Bernie Ecclestone, pronari historik i Formula 1.
Në shtëpi janë vjedhur xhevahire me vlerë 50 milionë stërlina (rreth 60 milionë euro), sipas asaj që raporton “The Sun”.
Hajdutët kanë grabitur vilën prej 70 milionë stërlinash të trashëgimtares, që ndodhet në një nga rrugët me të rëndësishme dhe elegante të kryeqytetit anglez, një vilë me 57 dhoma në lagjen Kensington, e cila kontrollohet 24 orë për 365 ditët e vitit nga roje dhe telekamera sigurie.