Grabitja e bankës në Koplik, Policia në ndjekje të autorëve edhe me helikopter

09 maj 2022 | 16:25

Një bankë e nivelit të dytë u grabit ditën e sotme në Koplik në orën 14:00, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër. Gjithashtu policia tha se janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel ka siguruar disa pamje ku duket se në kërkim të autorëve, përveç forcave të FNSH, policia po patrullon zonën edhe me helikopter. Dyshohet se autorët janë drejtuar drejt fshatrave kufitare me Malin e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja enorme e çmimeve për çdo sektorë është një goditje…