Grabitja spektakolare që zgjati vetëm 7 sekonda, thyen xhamin, merr valixhen dhe arratiset!

09 shkurt 2021 | 23:32

Nuk po xhirohet një film aksion, por po ndodh një grabitje e pazakontë.

Jemi në San Francisco, SHBA ndërsa e gjithë ngjarja është fiksuar nga kamera në bordin e një makine.

Fillimisht një “Honda” e zezë që ndalet pas një tjetër makine me ngjyrë të hirtë, e cila ishte ende në lëvizje. Por kur makina me ngjyrë të hirtë ngadalëson shpejtësinë, nga makina tjetër del një burrë i cili me shpejtësi thyen xhamin e bagazhit dhe nxjerr një çantë.

E gjitha zhvillohet brenda 7 sekondave.

Mediat amerikane shkruajnë se brenda çantës kishte pajisje për kamera dhe dronë, të cilat kapnin vlerën e 7 mijë dollarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me parashikimin e motit mjaft dinamik për ditët e ardhshme,…