Grabitje e armatosur në Drenas
14 mars 2019
| 18:21
Në Komunën e Drenasit ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në një institucion mikrofinanciar.
Rastin për gazetën “Express” e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16 : 30 në Drenas, saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti