Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, hajnat vjedhin një shumë të konsiderueshme parash

09 prill 2025 | 23:29

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, ankuesit i janë marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, (dyshohet të ketë ndodhë rreth orës 06:30), ku ankuesit me forcë nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e parave”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar se “në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare…