![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/05/barnatore.jpg)
Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë
27 maj 2018
| 12:36
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pas mesnate një barnatore në Prishtinë ka qenë cak i grabitësve.
Sipas një njoftimi të policisë dy persona të armatosur kanë hyrë në barnatore ku kanë grabitur arkën dhe 150 euro para të gatshme.
Grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është duke e hetuar rastin.
/Epoka e re/