Grabitje e armatosur në një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Sipas Policisë, nën kërcënimin e armës, persona të panjohur kanë kryer një grabitje në një kompani si dhe rojës i kanë vjedhur portofolin me para dhe dokumente.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që të kryejn një grabitje në një kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para). Aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar “, ka thënë Ahmeti.