Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

09 shtator 2023 | 09:02

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë, në një pompë derivatesh.

Policia ka njoftuar se persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur 770 euro.

“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë…