
Grabitje e armatosur në Prishtinë, policia kërkon dy persona
14 shtator 2023
| 08:28
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:48 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Viktima ka raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para.
“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.