
Grabitje e armatosur në Rinas, vritet njeri nga grabitësit (Video)
09 prill 2019
| 17:14
Në Rinas të Tiranës rreth orës 15:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës së aeroportit “ Nënë Tereza” dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare.
Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes.
Vendi ku është ekzekutuar njëri nga grabitësit