Grabitje me armë zjarri në Prishtinë, vidhen njëmijë euro
16 shkurt 2021
| 12:08
Një femër në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar e i armatosur me armë zjarri, i cili duke e kanosur ia kishte grabitur 1 000 euro para të gatshme.
Është bërë me dije se i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.