Grabitje në Durrës, dy persona futen në një dyqan dhe vjedhin xhiron ditore

06 janar 2023 | 22:27

Dy persona kanë grabitur mbrëmjen e sotme në Durrës një dyqan me produkte ushqimore.

Autorët e grabitjes kanë marrë xhiron ditore, rreth 15 000 lekë të reja. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat në alpet zvicerane arritën një rekord prej 20 gradë…