Grabitje si në filma, hajnat e maskuar marrin krejt çka gjejnë në arkat e QTA-s në Tavnik
Një grabitje që ngjason me skena filmike ka ndodhur pak minuta më parë në QTA Arjeta në lagjen Ilirida (ish-Tavnik) të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Dëshmitarët theksojnë për “Mitropol” se hajnat që u futën në market ishin të maskuar dhe pasi u futën brenda e mbyllën derën.
Në largim ata dyshohet se morën me vete krejt çka pati në arkën e marketit, por ende nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës e cila e ka rrethuar hapësirën rreth marketit me shiritë.
Kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që QTA në Tavnik grabitet nga hajna të maskuar. Hera e fundit ishte në janar, gjersa klienët kishin theksuar për “Mitropol” se pë shkak të këtyre ngjarjeve nuk po ndjeheshin të sigurt kur po futeshin në market.
Edhe në shkurt të këtij viti hajna të maskuar e me armë kishin grabitur pikën e këtij marketi në lagjen Ferat Dragaj.