
Grabovci: 9 shkurti do të jetë dita e kthesës së madhe për Kosovën
23 dhjetor 2024
| 11:37
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë se pjesë e karvanit të fitores së PDK-së më 9 shkurt të vitit 2025 do të jetë edhe Klina.
Ai ka thënë se 9 shkurti do të jetë dita e kthesës së madhe për Kosovën.
“Pjesë e pandashme e karvanit të fitores do jetë padyshim edhe Klina. 9 shkurti do jetë dita e kthesës së madhe për të kthyer Kosovën në binarët e duhur. #PDK #BedriHamzakryeministër #ValonGrabovci55”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.