Grabovci bën fushatë për PDK-në në diasporë (foto)

12 dhjetor 2023 | 12:56

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, javën e kaluar ka zhvilluar disa aktivitete partiake në diasporë.

Ai së bashku me bashkëpartiakë është takuar në Zvicër me aktivistë të PDK-së, me të cilët ka diskutuar për forcimin e kësaj partie në këtë shtet në të cilin kishte jetuar para se t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në këto takime, Grabovci ka vlerësuar lartë angazhimin e strukturave të PDK-së në Zvicër.

“Angazhimi dhe funksionimi i strukturave të PDK-së është për tu admiruar”, ka thënë Grabovci.

May be an image of 4 people and textMay be an image of 3 people and tableMay be an image of 6 people and textMay be an image of 6 peopleMay be an image of 5 peopleMay be an image of 6 peopleMay be an image of 4 peopleMay be an image of 3 people and tableMay be an image of 5 people and table

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e Komisionit të Garave, kryetarit Abdyl Bellopoja e…