Grabovci: Ish-anëtarë të LDK-së dhe AAK-së në Strellc do ta mbështesin PDK-në
23 shtator 2019
| 16:56
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Valon Grabovci, ka takuar disa ish-aktivistë të LDK-së dhe AAK-së në Strellc të Deçanit, të cilët sipas tij janë zotuar se do ta mbështesin këtë parti në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Mbështetje madhështore nga vullnetarë nga fshati Strellc i Deçanit, ish-anëtarë të LDK-së e AAK-së, të cilët që nga sot u zotuan që do ta mbështesin PDK-në, kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli, dhe kandidaturën time për deputet. U jam shumë mirënjohës për gatishmërinë tuaj, që me të gjithë potencialin që keni të më mbështesni në rrugëtimin tim për të qenë pjesë e parlamentit të Kosovës”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/