Grabovci: Ka ardhur koha që PDK-ja të dalë prapë në ballë të proceseve
10 tetor 2024
| 12:30
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka uruar anëtarësinë e kësaj partie me rastin e 25-vjetorit të themelimit.
Ai ka thënë se ka ardhur koha që PDK-ja të dalë prapë në ballë të proceseve.
“Ka ardhur koha, prapë me i dalë ne ballë proceseve, e zot Kosovës. Urime 25 vjet PDK”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.