Grabovci: Ku mbetën rreth 500 mijë euro për stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë?
Ish-zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arbër Grabovci nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka reaguar rreth gjendjes së stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë, për punimet në këtë stadium janë paguar rreth 500 mijë euro dhe stadiumit ka mbetur një gërmadhë.
Grabovci ka kërkuar një hetim edhe nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.
“Ku mbetën rreth 500 mijë euro për stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë. Në vitin 2017, me një solemnitet plotë pompozitet u filluan punimet në ndërtimin e tribunës perëndimore. Kontrata ishte në vlerë prej 687,308 € dhe punimet duhet të kryheshin për 36 muaj. Pas 5 vitesh gjendja e stadiumit ka mbetur një gërmadhë, siç shihet edhe në foto. Përveç që nuk u mbajte premtimi pyetja që do gjithsesi përgjigje është KU mbetën 445,969€ të dhëna operatorit dhe PSE ju dhanë kur punimet nuk u kryen? Punimet janë bërë vetëm nëntokë e pagesa i është bërë në vlerë prej 65% të kontratës. Nëse jo Komuna e Pejës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit përgjigjen duhet ta gjejnë Policia dhe Prokuroria.
Vitin e kaluar përsëri u promovuan fillimet e punimeve në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ nga Ministria dhe Komuna ku theksuan se do të investohet 9 milionë euro, por 500 mijë euro të ndara vitin e kaluar nuk u shpenzuan fare ndërsa që për vitin 2021 në buxhet nuk u nda asnjë cent. Stadiumi mbeti gërmadhë ndërsa 445,969 € u dhanë. A mund të quhet kjo qeverisje e mirë? Këtë çështje të ndejshme disa herë e kam ngritë edhe në Asamble dhe nuk do të ndalëm deri në zgjidhjen e problemit dhe ndëshkimin e fajtorëve që sollën stadiumin në këtë gjendje të mjerueshme dhe parat i dhanë pa kryer punimet”, ka shkruar Grabovci në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/