Grabovci kujton 28-vjetorin e aksionit për pajtimin e gjaqeve
02 shkurt 2018
| 10:51
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar këtë aksion e pajtimit të gjaqeve me rastin e 28-vjetorit të këtij aksioni.
Grabovci i cili ka qenë njëri nga nismëtarët e këtij aksioni, ka thënë se pas pajtimit të gjaqeve kanë nisur luftën për çlirimin e Kosovës. “28 vite më parë, së bashku me Have Shalën, Myrvete Dreshajn, Brahim Dreshajn dhe Lulëzim Etemajn, e filluam Aksionin për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave. E bëmë pajtimin për të nisur luftën çlirimtare. Ndjehem shumë krenar për atë kohë dhe rezultat e saj!”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Takimi i parë për fillimin e aksionit të pajtimit të gjaqeve është mbajtur në shtëpinë e Dinë e Adem Grabovcit në Pejë.