Grabovci, Lushtaku dhe vëllezërit Demaku takohen në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë

16 shkurt 2023 | 13:09

Republika e Kosovës  nesër (e premte) shënon 15-vjetorin e Pavarësisë.  Një ditë para shënimit të kësaj feste, në një nga lokalet në Prishtinë janë takuar disa nga figurat qendrore të UÇK-së.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka publikuar një foto me ish-komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, vëllezërit Jahir dhe Nexhat Demaku, Naim Fetahu, etj.

“Me bashkëluftëtarë e bashkëveprimtar, në prag të kremtimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.  #KosovaShtet”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vashat e Përfaqësues së Kosovës A që po marrin pjesë…