Grabovci, Lushtaku e Musliu, prezent në takim me strukturat e PDK-së në Basel
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër ka mbajtur një takim me strukturat e saj në Basel të Zvicrës.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e PDK-së nga qendra Sami Lushtaku, Adem Grabovci, deputetja Ganimete Musliu.
Kryetari i PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka ka thënë se dega të cilën ai e udhëheq po konsolidohet gjithnjë e më shumë.
Xhaka ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Zvicër t’i bashkohen këtij subjekti, sepse thotë se është adresa më e duhur.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se mërgata po e vlerëson lartë kontributin e Partisë Demokratike në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe kontributin e themeluesve të saj për çlirim dhe pavarësi.
“Bashkë me dy prej figurave më kontributdhënëse të çështjes kombëtare, gjeneralin Sami Lushtaku dhe Adem Grabovcin, te shoqëruar nga Kryetari i PDK- së në Zvicër z.Ragip Xhaka në një takim të organizuar nga nëndega e PDK-së në Bazel të Zvicrës e cila udhëhiqet nga kryetari Xheladin Shala, takuam qindra simpatizantë dhe aktivistë të Partisë Demokratike”, ka thënë ndër tjera deputetja Musliu.
Fjalimi i plotë i deputetes Ganimete Musliu:
Bashkë me dy prej figurave më kontributdhënëse të çështjes kombëtare, gjeneralin Sami Lushtaku dhe Adem Grabovcin, te shoqëruar nga Kryetari i PDK- së në Zvicër z.Ragip Xhaka në një takim të organizuar nga nëndega e PDK-së në Bazel të Zvicrës e cila udhëhiqet nga kryetari Xheladin Shala, takuam qindra simpatizantë dhe aktivistë të Partisë Demokratike.
Besimi i tyre se Partia Demokratike është e vetmja alternativë për të ardhmën e Kosovës ishte shumë mbreslënës. Të jesh anëtar i Partisë Demokratike është të jesh anëtar i kauzës së vërtetë kombëtare thanë të pranishmit të cilët prezantimet e mysafirëve nga Kosova i pritën me duartrokitje frenetike. Mërgata jonë e vlerëson lartë kontributin e Partisë Demokratike në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe kontributin e themeluesve të saj për çlirim dhe pavarësi. Para tyre ne dolëm faqebardhë sepse nuk i kemi gënjyer asnjëherë, nuk i kemi shfrytëzuar dhe nuk i kemi nënçmuar. Ne jemi të hapur dhe të sinqert dhe për ditë e më shumë do të vërtetojmë se PDK dhe mërgata janë një dhe të bashkuar në atdhedashuri dhe në punë për komb dhe shtet. Mërgata jonë është në rrugën më të mirë për t‘i demaskuar ata që krijojnë kauza të pavërteta në emër të tyre, ata që përçajnë popullin në emër të tyre, ata që luajnë me historinë dhe rrezikojnë shtetin në emër të një përkrahje të rreme. Mërgata jonë po rreshtohet në PDK sepse aty ndiehen të vlerësuar dhe shohin të ardhmën kombëtare dhe shtetërore.
Vazhdojmẽ tẽ bashkuar për Kosovẽn.