Grabovci me ish-të burgosur politikë evokojnë kujtime nga burgu famëkeq i Pozharevcit

05 maj 2023 | 14:15

Ish i burgosuri politikë dhe zyrtari i PDK-së, Adem Grabovci, së bashku me ish-të burgosurit tjerë politikë janë mbledhur të premten në Tetovë për të evokuar kujtimet nga burgu famëkeq i Pozharevcit.

 

Grabovci ka bërë me dije se ky takim është organizuar nga Xhevat Ademi. Me këtë rast, ai se në këtë takim kanë kujtuar  momentet më të rëndësishme jetësore.

“Dikur, pa dëshirë na bashkojë burgu famëkeq ‘Zabela’ i Pozharevcit. Sot, n’Tetovë, Xhevat Ademi na bashkojë për të evokuar kujtime nga sfidat për jetë a vdekje, po nga ‘Zabela’. Emocione të veçanta të kujtojmë momentet më të rëndsishme jetësore, që i kaluam se bashku. Në atë kohë, përpos njëri-tjetrit, nuk kishim askënd tjetër, të shëronim plagët. Shumë nga shokët e asaj kohe, nuk janë fizikisht në mesin tonë. Por, ishin, janë dhe do mbetën pjesë e pandashme e jona përjetësisht”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heroi i kombit Fahri Fazliu është rikthyer i bronztë në…