Grabovci: Milazim Mavraj-Çeçeni ishte njeri nga djemtë më të përkushtuar për lirinë e Kosovës
Anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Milazim Mavraj-Çeçeni, në 20-vjetorin e rënies heroike.
Ai ka thënë se Çeçeni ishte njeri nga njerëzit më të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot ka përvjetorin e 20-të të rënies heroike në Betejën e Koshares bashkëvendasi, bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari im Milazim Mavraj- Çeçeni. Milazimi ishte një nga djemtë më të përkushtuar të Komunës së Istogut, i cili që në rininë e hershme ishte betuar për të mos u ndalur së luftuari deri në frymën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jetë i përjetshëm respekti ndaj jetës dhe veprës së dëshmorit të Kombit, Milazim Mavraj”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/ademgrabovci2013/photos/a.634511363260033/2428733203837831/?type=3&theater