
Grabovci nderon heroin Luan Haradinaj dhe atdhetarin Smajl Haradinaj
06 maj 2018
| 16:59
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka bërë homazhe në Gllogjan me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të Luan Haradinajt dhe 9-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Smajl Haradinaj.
“Në nderim të 21-vjetorit të rënies heroike të Luan Haradinajt dhe 9-vjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit Smajl Haradinaj, sot, bashkë me shumë bashkëluftëtarë, u përulem me respekt pranë varreve të tyre në Kompleksin e dëshmorëve në Gllogjan. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Luan Haradinaj dhe atdhetarit Smajl Haradinaj!”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.