Grabovci: Nuk më kujtohet që ndonjëherë Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës

25 tetor 2023 | 11:11

Adem Grabovci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nuk i kujtohet që ndonjëherë jryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës.

Këtë deklaratë Grabovci e ka bërë të mërkurën në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellëse në Kuvend.

Ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Musata. Grabovci është duke u dëgjuar në seancë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin ku Glauk Konjufca, atëherë deputet është duke u akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është përpjekur të ndalojë dhe detyrojë njerëzit në komunitetet…