Grabovci përkujton ish-bashkëpunëtorin e tij të ilegales dhe luftës
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka përkujtuar ish-bashkëluftëtarin, Xhafer Grabovci në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Në nderim të 19 vjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve dhe martirëve në Katund të Ri të Pejës.
Në mesin e tyre ishte edhe bashkëpunëtori im dhe i shumë bashkëluftarëve dhe bashkëveprimtarëve në ditët më të vështira të ilegales dhe luftës, familjari im Xhafer Grabovci, me të cilin bashkëvepruam gjatë gjithë angazhimeve deri në rënien e tij. Të shumta ishin torturat nga armiku që përjetoi Xhaferi, shkaku i aktivitetit atdhetar që bënte.
Njëkohësisht i përkujtoj edhe motrën, Miradijen, dhe dhëndrrin Bardhin, të vrarë po në këtë ditë, tek të cilët ushqeheshim dhe strehoheshim me shumë bashkëveprimtarë gjatë aktivitetit tonë në shërbim të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!