Grabovci përkujton Shkëlzen Haradinajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar katër dëshmorët që kanë rënë heroikisht në malet e Maznikut, 20 vjet më parë.
“Sot bëhen 20 vite nga rënia heroike në malet e Maznikut, në një përballje të ashpër me forcat serbe, në mbrojtje të popullatës civile të strehuar në Duboçak të Bardhaniqit, njëri nga komandantët më të spikatur të UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj, së bashku me bashkëluftëtarët Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. Nderim përjetë luftës dhe sakrificës së komandant Shkëlzen Haradinaj, Fatmir e Luan Nimanajt si dhe Hasim Halilajt, të cilët, së bashku me heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë të rënët tjerë u bën themel i lirisë dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/ademgrabovci2013/photos/rpp.559646990746471/2409174245793727/?type=3&theater