Grabovci përkujton vëllain e tij hero: Lavdi gjithë të rënëve për liri!

08 maj 2024 | 17:05

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Saradran të Istogut, në mesin e të cilëve është edhe vëllai i tij hero i Kosovës, Dinë Grabovci.

Grabovci ka thënë se vëllai i tij ka rënë në altarin e lirisë në të njëjtin në të njëjtin vend, ku pas Luftës së Dytë Botërore, forcat okupatore e kishin marrë njërin nga patriotët më shquar të asaj periudhe, xhaxhain e tij, Bajram Metë Grabovcin, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur.

“Nderim dhe përkulje pranë lapidarit të të rënëve për liri, në 25-vjetorin e rënies, në Saradran.  Në mesin e tyre, edhe vëllain tim, heroin Dinë Grabovci, i cili ka rënë në të njëjtin vend, ku pas Luftës së Dytë Botërore, forcat okupatore e morën njërin nga patriotët e shquar të asaj periudhe, axhën tim Bajram Metë Grabovcin, të cilit sot e kësaj dite nuk iu gjeten eshtrat.  Eh, krahë Bacës Dinë, tash pushon edhe Nazmiu i cili ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ne. Lavdi të rënëve të fshatit Saradran!  Lavdi gjithë të rënëve për liri! Lavdi!”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania arrin 34.7% të tregut global të monitorëve OLED brenda…